PAS 52 VITESH MARTESË/ Këngëtarja e njohur zbulon sekretin e lumturisë – AlpeGossip
PAS 52 VITESH MARTESË/ Këngëtarja e njohur zbulon sekretin e lumturisë

PAS 52 VITESH MARTESË/ Këngëtarja e njohur zbulon sekretin e lumturisë

Dolly Parton është një nga këngëtaret më të njohura të muzikës ‘country’. Pavarësisht se ka vite në skenë dhe është një personazh publik ajo ka arritur që jetën e saj private ta ruajë me shumë kujdes. Dolly ka 52 vite e martuar me bashkëshortin e saj Carl Thomas Dean. Në një kopertinë për revistën ‘People’ ajo ka treguar se është njohur me partnerin kur ishte vetëm 18 vjeçe.

“Më vjen për të qeshur kur të tjerët më pyesin se cili është çelësi i kësaj martese të lumtur dhe të gjatë. Unë gjithmonë them ‘Qëndroni të larguar’ dhe kjo është e vërtetë. Unë udhëtoj shumë, por ne me të vërtetë kënaqemi me njëri-tjetrin kur jemi bashkë dhe me gjërat e vogla që ne bëjmë”, – ka thënë Parton. Më tej ajo ka treguar se bashkëshorti i saj e ka dashur gjithmonë për atë që është dhe nuk i intereson aspak veshja e saj apo pamja e jashtme, thjesht bukuria e brendshme.