Pas DWTS, Almedën do e shihni në një tjetër projekt televiziz, për çfarë bëhet fjalë – AlpeGossip
Pas DWTS, Almedën do e shihni në një tjetër projekt televiziz, për çfarë bëhet fjalë

Pas DWTS, Almedën do e shihni në një tjetër projekt televiziz, për çfarë bëhet fjalë

E ftuar mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” është ish-Miss shqipëria, aktorja me famë në Turqi dhe prezantuesja e këtij viti të “Dancing with the stars”, Almeda Abazi. Ishte “DWTS” që e riktheu Almedën në Shqipëri pas shumë vitesh që po jeton në Turqi ku po vazhdon edhe karrierën.

Paraqitja e Almedës në “Dancing with the stars” është komentuar shumë dhe prezantuesja ka marrë mijëra komplimenta, por gjatë intervistës në “Xing me Ermalin”, ajo ka zbuluar se së shpejti do e shohim edhe me një projekt tjetër.

Teksa moderatori Ermal Mamaqi po i shihte filxhanin Almedës, i tha se sheh kamera dhe e pyeti nëse ka ndërmend ndonjë projekt.

“Projektin e kam unë. DWTS e dinë të gjithë, po unë kam edhe një projekt tjetër që po merrem tani”, u shpreh Almeda pa zbuluar më shumë nëse ky projekt do jetë në ekranin shqiptar apo turk.