“A BLIHET LUMTURIA?” Ja si përgjigjen Semi dhe Sabiani: Nëse jam me… – AlpeGossip
“A BLIHET LUMTURIA?” Ja si përgjigjen Semi dhe Sabiani: Nëse jam me…

“A BLIHET LUMTURIA?” Ja si përgjigjen Semi dhe Sabiani: Nëse jam me…

Lojës nuk i ka shpëtuar as Sabiani me Semin të cilët duhet të debatonin me argumenta pro dhe kundër çmimit të lumturisë.

“A blihet lumturia?”, ishte tema të cilën ata duhet të analizonin.

Semi shprehu se lumturia kurrësesi nuk mund të blihet me para. Nëse do kishte dashurinë e personave të duhur pranë vetes, asnjë gjë luksi nuk do mund ta bënte ta shtonte apo ta pakësonte atë ndjenjë.

“Nëse jam me personin e duhur nuk më hyn në sy asnjë fustan apo diamant. Përkundrazi nëse nuk do të ishte personi i duhur, ai prap nuk do ta merrte zemrën time edhe nëse më llaston me rroba, bizhuteri të shtrenjta”,- tha ajo.

Nga ana tjetër Sabiani kundërshtoi duke thënë se paraja sot është një mjet aq i fuqishëm sa mund të blejë edhe një ndjesi të tillë siç është lumturia.

“Në epokën ku jetojmë sot gjithçka blihet, paraja është një mjet sa i domosdoshëm aq edhe i pushtetshëm. Lumturia mund të blihet”,- tha ai.