Ne do t’ju tregojmë dy receta të thjeshta për të hidratuar dhe ushqyer trupin dhe fytyrën me kos dhe çokollatë.
Për recetën e parë, që ka kosin si përbërës kryesor, do t’ju duhet të keni:
- 2 lugë kos natyral (mundësisht organik)
- 2 lugë vaj ulliri ekstra të virgjër
- 5 pika vaj esencial të livandos
- 5 pika vaj esencial të pemë së çajit.
Udhëzime:
- Për ta përgatitur ju mund të procedoni në dy mënyra. E para, duke i kombinuar dhe përzierë të gjithë përbërësit në një enë derisa të fitoni një masë shumë homogjene, ose duke i vënë të gjithë në një kavanoz të vulosur me kapak dhe duke i shkundur fuqishëm për përzierjen.
- Në pak minuta ju do të keni marrë një hidratues të shkëlqyer dhe ushqyes për trupin dhe fytyrën. Nësë nuk e përdorni të gjithë, ruajeni në frigorifer dhe përdoreni brenda 10 ditëve. Mos harroni ta shkundni masën çdo herë që do ta përdorni dhe aplikojeni në lëkurën e pastër dhe të thatë.
Dhe tani le të shohim recetën e kremit hidratues me çokollatë:
Për këtë ju duhet të keni:
- 30 gr. çokollatë e zezë (minimumi 70% kakao)
- 50 gr. mjaltë të mirë
- 50 gr. vaj kokosi
- 1 lugë vaj susami të shtrydhur në të ftohtë
- 20 pika vaj esencial portokalli të ëmbël
- 10 pika vaj mente
Udhëzime:
- Le të nisim me përgatitjen. Si fillim, shkrini në një tenxhere mjaltin dhe vajin e kokosit. I shtoni çokollatën dhe vajin e susamit dhe i përzieni mirë derisa të përfitoni një përbërje homogjene.
- E hiqni nga zjarri që të ftohet, por duke e përzierë dhe duke i shtuar pak nga pak vajrat esencialë. Në përfundim, e transferoni në një tas qelqi dhe e lini të ftohet për të paktën 1 orë.
- Në këtë pikë, kremi juaj hidratues është gati për t’u përdorur. Mund të ruhet në frigorifer për të paktën 4 muaj, ndërsa jashtë nga frigoriferi duhet të përdoret brenda dy muajve.