Angelina Jolie ka ndërprerë të gjitha marrëdhëniet me avokatin që kishte në dorë çështjen e divorcit të saj me Brad Pitt.
Sipas People, aktorja uli në pozitë Laura Ëasser, në favor të një avokatje tjetër Samantha Bley Dejean, të cilën e kaloi si avokate kryesore të çështjes.
“Angelina ka vendosur të ndryshojë avokate dhe të marrë Samantha Bley Dejean, pasi ekspertiza e saj është mbrojtja dhe interesi më i mirë i fëmijëve,”-tha një zëdhënëse e Jolie. “Angelina vlerëson bashkëpunimin e Lauras për kalimin e çështjes gjatë disa javëve të fundit.”
Wasser është avokatja më e kërkuar e divorcit në Hollywood, që ka përfaqësuar Kim Kardashian, Ryan Reynolds, Stevie Wonder dhe Johnny Depp, midis dhjetra të famshëm të tjerë të listës A.
Por burime të afërta tha se Jolie dhe Wasser kishin mosmarrëveshje për strategjitë e tyre.
Ndërsa Laura kërkonte të nëshkruante një marrëveshje për bashkë-prindërim, aktorja donte të shkëpuste çdo marrëdhënie të Brad me fëmjët e tij. Javët e fundit, pas Bley Dejean u bë avokatja kryesore e Jolie, çështja ka marrë një qasje gjithnjë e më agresive. Aktorja ka akuzuar publikisht Brad se nuk ka dhënë mbështetje financiare për fëmijët që nga ndarja e tyre.