Kush i kënaq femrat më shumë në SEKS mashkulli i bërë synet apo jo? Ja e vërteta – AlpeGossip
Kush i kënaq femrat më shumë në SEKS mashkulli i bërë synet apo jo? Ja e vërteta

Kush i kënaq femrat më shumë në SEKS mashkulli i bërë synet apo jo? Ja e vërteta

Edhe pse shpesh shkencëtarët nga SHBA theksojnë përparësitë shëndetësore të të bërit synet, kësaj here kemi mbledhur të dhëna nga studimet e ndryshme në gjithë botën dhe sjellim dallimet kryesore në higjienë dhe në seks me meshkujt të bërë synet dhe të pa bërë synet.

Ndjeshmëria

Edhe pse synetia nuk ndikon në libido dhe funksionim, është fakt se me të hiqet gjysma e lëkurës nga penisi. Kjo do të thotë se humben neuroreceptorët që janë të ndjeshëm në prekje e ngadalshme, thonë në shkencëtarët nga Korea. Dhe jo vetëm, edhe një hulumtim i Universitetit të Michaganit ka vërtetuar se pjesa më e ndjeshme e penisit të mashkullit të bërë synet, është vendi ku ka ndodhur prerja. Një shpjegim i mundshëm është që pas prerjes në një mënyrë penisi mbrohet vetvetiu nga lëndimet e mëtejme, dhe kështu bëhet më pak i ndjeshëm.

Rreziku nga infeksionet

Kur mashkulli nuk është i bërë synet, ka shanse më shumë që të mblidhen lëngje nga koka deri në lëkurë, që është një vend ideal për zhvillimin e baktereve. Kështu që gratë që kanë për partnerë burrat e pa bërë synet, kanë më shumë shanse që të sëmuren nga bakteriet në vaginë thotë një epidemiologe nga Chicago, Suprija Mehta, shkruan “Panorama”. Po ashtu, meshkujt që nuk janë të bërë synet më lehtë mundi t’i transmetojnë sëmundjet e transmetueshme seksualisht, përfshirë edhe HIV­in dhe HPV­në.

Pastërtia

Sikurse edhe për femrat që e kanë të vështirë që ta mbajnë pastërtinë, po ashtu edhe meshkujt e bërë synet nuk e kanë të lehtë ta mbajnë pastërtinë. “Edhe pse shumica e meshkujve pa probleme e mbajnë të pastër ‘territorin’ nën lëkurë, kjo kërkon më shumë punë” thotë Karen Bojl. Për këtë shumë gra mund të kenë ndjesinë që djemtë e pabërë synet janë të freskët, kështu që ato mund të ndihen më të relaksuara gjatë seksit, thotë gjinekologia Alisa Dvek.

Kënaqësia

Nuk ka një përgjigje të saktë se si ndikon synetia në kënaqësinë e femrave. Një hulumtim i kryer në Danimarkë ka treguar se gratë me burra të bërë synet ka treguar se janë dyfish më të pakënaqura se gratë me partnerë të pa bërë synet (edhe pse disa hulumtime kanë treguar saktësisht të kundërtën). Një nga mënyrat se si lëkura mund të jetë një mjet për kënaqësinë e e femrave është grumbullimi i saj rreth bazës së penisit, kështu që e prek më shumë klitorisin e gjatë penetrimit.

Dhimbja

Femrat me partnerë të bërë synet kanë tre herë më shumë shanse që të përjetojnë dhimbje se sa gratë me meshkuj të pa bërë synet, zbulon hulumtimi danez. Femrat që kanë probleme me lagështinë mund të kënaqen me shumë me partnerë që nuk janë të bërë synet. Meshkujve që nuk janë bërë synet u duhet shumë pak lubrifikant gjatë seksit ose masturbimit, duke pasur parasysh se penisi i tyre është natyrshëm më i lagët.