Zbokthi është diçka shumë e bezdishme. Nëse keni flokë të errët, ose visheni me të zeza ky problem mund të bëhet edhe më tepër shqetësues. Por çfarë është në fakt zbokthi? Zbokthi është thjesht lëkurë e thatë që bie nga lëkura e kokës suaj. Ky problem mund të jetë më i dukshëm dhe më shqetësues për disa njerëz, megjithatë është një shqetësim tepër i zakonshëm.
Kështu, nëse nuk keni shumë kohë në dispozicion për të shkuar në farmaci apo nuk doni të harxhoni tepër nga ana financiare përdorni vaj ulliri!
- Përzieni dhe masazhoni në skalpin e kokës suaj 8 deri në 10 pika vaj ulliri dhe lëreni gjatë gjithë natës në lëkurë.
- Lajeni dhe shpëlajeni mirë kokën tuaj të nesërmen.
- Mos kini asnjë dyshim që të nesërmen do të keni një lëkurë koke të hidratuar thellë dhe problemi juaj do të jetë zgjidhur!
- Vaji i ullirit është një produkt shumë i mirë jo vetëm për lëkurën e kokës, por edhe për fijet e flokut.