“E LUMTUR TË DI SE KAM LUMTURUAR ZEMRA TË TJERA ME ATË QË BËJ”/ Aurela surprizohet nga fansi (FOTO) – AlpeGossip
“E LUMTUR TË DI SE KAM LUMTURUAR ZEMRA TË TJERA ME ATË QË BËJ”/ Aurela surprizohet nga fansi (FOTO)

“E LUMTUR TË DI SE KAM LUMTURUAR ZEMRA TË TJERA ME ATË QË BËJ”/ Aurela surprizohet nga fansi (FOTO)

Aurela Gaçe është njëra ndër këngëtaret e cila pëlqehet nga të gjitha gjeneratat.
Puna, përkushtimi dhe pozitiviteti që ajo shfaq në skenë e bëjnë të jetë edhe më e dashur për publikun gjithandej.

Ka të atillë të cilët i shkruajnë mesazhe nëpër rrjete sociale ku e komplimentojnë për paraqitjet skenike dhe guximin.

E së fundmi dikush prej fansave e ka surprizuar atë duke i dërguar një buqetë me lule pranë të cilës shihet edhe një letër.

”Dje ma gëzoi zemrën kjo surprizë e bukur. E lumtur të di se kam lumturuar zemra të tjera me atë që bëj”, ka shkruar Aurela pranë fotos.