Gazetaret e sportit po sfidojnë dhe vajzat e showbizit për lajme. Po TOPI ka ngelur te Hygerta dhe Enkeleda… – AlpeGossip
Gazetaret e sportit po sfidojnë dhe vajzat e showbizit për lajme. Po TOPI ka ngelur te Hygerta dhe Enkeleda…

Gazetaret e sportit po sfidojnë dhe vajzat e showbizit për lajme. Po TOPI ka ngelur te Hygerta dhe Enkeleda…

Vajzat e sportit po prodhojnë lajme më shumë se këngëtaret e showbizit. Nëpër ekrane ka aq shumë gazetare të vjetra politike, kronike, sociale e kulture, që mbushin çdo ditë edicionet me aktualitet, por nuk ua var njeri. Ama sapo del një fytyrë e re, e panjohur dhe seksi që punon si gazetare sporti, sensorët janë shumë të ndjeshëm për t’i bërë personazhe. E radhës quhet Lejla Kraja, që qenka një modele shqiptare por e rritur në Kaliforni, por që është edhe gazetare sportive në “Supersport” dhe pse mos jetë?
Gazetare po e po, por edhe personazh që jep intervista dhe bën xhiron e portaleve për shkak të përgjigjeve të pafajshme që ka dhënë gjatë një interviste për “Thumb”:

“Shumica e futbollistëve janë gay në mënyrën sesi mbahen” dhe “Who are these people?/ Kush janë këto të dyja”, për Hygerta Sakon dhe Enkeleda Zekon.

Lejlën vërtet mund të mos e njihni mirë, ama ajo s’ka ndër mend të rrijë anonime dhe idetë i ka shumë të qarta. Me përgjigjet që ka dhënë, emrin do t’ia mbani mend për ca ditë. Po edhe po nuk ia mbajtët mend kësaj here, do japë ndonjë intervistë tjetër, me përgjigje po aq të pafajshme.

Jo më kot gazetarja tjetër sportive, Ilda Bejleri, bëri namin nëpër rrjet, kur tha se dy koleget e saj (edhe ajo me Hygertën dhe Enkeledën e kishte problemin) ishin gazetari e vjetër. Edhe Lejla, që paska mbajtur shënime, me ato të dyja e paska. Me ato dhe me gjithë futbollistët që për shijet e saj janë gay. Dhe ja kaq ishte.

Lejla u bë personazh. Pse ç’duhet më shumë?