KORONAVIRUSI/ Rosela Gjylbegu: Si kujdesem për veten në këto ditë izolimi (VIDEO) – AlpeGossip
KORONAVIRUSI/ Rosela Gjylbegu: Si kujdesem për veten në këto ditë izolimi (VIDEO)

KORONAVIRUSI/ Rosela Gjylbegu: Si kujdesem për veten në këto ditë izolimi (VIDEO)

Në një lidhje në Skype për programin “Historia ime” në TV Klan ishte këngëtarja Rosela Gjylbegu. Në lidhje me vetëizolimin, ajo u shpreh se është një ndjesi e çuditshme dhe me kalimin e ditëve e kupton që është e vështirë që të menaxhohet.

Për sa i përket kujdesit për veten dhe peshën, Gjylbegu shprehet se mundohet të tregohet e kujdesshme me ushqimin, edhe pse e ka të vështirë të shmangë ëmbëlsirat.

Rosela Gjylbegu: Është një ndjesi mikse, e çuditshme. Në fillim mendonim shumë mirë jemi në shtëpi, jemi me njerëzit e dashur, pastaj e kupton nuk është e thjeshtë të menaxhohet, u bënë shumë ditë, ndoshta na presin dhe shumë të tjera. Por më e rëndësishme është të jemi shëndoshë dhe shpresoj të ketë më pak raste dhe të shërohen të gjithë.

Mirela Milori: Qëndrimi në shtëpi, disa njerëz i ndihmon për peshën, disa i dëmton për peshën, ti si po e menaxhon këtë situatë?

Rosela GjylbeguMe thënë të drejtën, më pëlqen shumë të gatuaj dhe ja kam marrë mamit timonin në këtë pjesë. Po mundohemi të bëjmë kujdes sepse nuk lëvizim dot dhe nuk i shpenzojmë dot ato energji. Shpresojmë të mos zgjasë shumë dhe mos kemi shtuar kilogramë sepse duke qenë se po prisnim verën, ishim në luftë t’i hiqnim këto kilet e tepërta. Mundohem që mëngjesin ta konsumoj sa më vonë dhe lehtë, mundohem që vakti i drekës të jetë i plotë dhe darkën ta eliminoj, duke kaluar ndonjë çaj ose frut. Po përpiqëm, edhe pse për hir të së vërtetës, ëmbëlsirat nuk i i shmang dot./tvklan.al