NJIHUNI ME SHOQET E NGUSHTA TË MBRETËRESHËS ELIZABETË/ Ka edhe një “hyrje” të re në listë – AlpeGossip
NJIHUNI ME SHOQET E NGUSHTA TË MBRETËRESHËS ELIZABETË/ Ka edhe një “hyrje” të re në listë

NJIHUNI ME SHOQET E NGUSHTA TË MBRETËRESHËS ELIZABETË/ Ka edhe një “hyrje” të re në listë

Afër jetës mbretërore dhe afër Elisabeth nuk është e thjeshtë të jesh, veçse shumë ia kanë dalë, madje edhe për vite të tëra. Për plot 70 vjet, bashkëshorti i saj, Prince Philip, është në listën që kryeson njerëzit më pranë saj, por, natyrisht, ajo ka pasur edhe shumë mikesha pranë vetes që kanë ndarë me të shumë kohë.

Në të vërtetë, të jesh pjesë e familjes mbretërore, duket se, pa dashur, je pjesë e një jete vetmitare, sepse, mbi të gjitha, edhe shoqërueset do t’i kesh pothuaj në të njëjtin krah, apo jo?

Sido që të jetë, edhe mbretëresha e gjen kohën për mikeshat e saj. Disa nga ato që i rrinë afër asaj, me siguri i keni parë edhe në shumë prej daljeve publike. Por këtu mund t’i njihni më mirë.

Lady Celia Vestey

Lady Celia Vestey, një baroneshë, është në krah të Mbretëreshës dhe bashkëshortit të saj, Lord Samuel Vestey prej vitesh. Mbretëresha Elizabeth dhe baronesha janë parë në disa evente së bashku.

Princesha Sarvath El Hassan e Jordanisë

Mund të jetë e thjeshtë për mbretërorët të gjejnë miq me pozita të larta shoqërore dhe me eksperienca të ngjashme. Kjo është edhe arsyeja pse mbretëresha i ka shumë të ngushtë miqtë e saj. Princesha Sarvath dhe bashkëshorti i saj, Princi Hassan i Jordanisë, kanë një marrëdhënie të gjatë dhe të ngushtë me mbretëreshën Elizabeth.

Lady Susan Hussey

Një prej atyre që qëndrojnë në krah të Mbretëreshës është edhe Lady Susan Hussey. Baronesha Hussey ka qenë mikeshë e ngushtë me familjen mbretërore që në vitin 1960, pas lindjes së Princit Andrew. Ajo madje është edhe një nga kumbarët e Princit Prince William.

Angela Kelly

Angela Kelly është prej një kohe të gjatë asistente dhe stiliste e Mbretëreshës. Ajo është çelësi i çdo daljeve të Elisabeth, por edhe i veshjeve të saj të përditshme.

Lady Sarah Chatto

Lady Sarah është gjithashtu shumë e afërt me familjen mbretërore. Ajo është vajza e Mbretëreshës pas vdekjes së motrës, Princeshës Margaret. Pasi humbi Margaret në vitin 2002, Mbretëresha u bë shumë e afërt me Lady Sarah. Ajo e ka gjithmonë një sy nga Mbretëresha, e cila vazhdon të kujdeset edhe tani për të festuar 92-vjetorin e lindjes.

Sophie, Kontesha e Wessexit

Le të jemi të sinqertë: Fëmijët e Mbretëreshës Elizabeth nuk kanë qenë me fat në martesë. Nga katër fëmijët e saj, tre kanë përfunduar në divorc dhe divorcet ishin shpesh skandaloze. Nuk ka dyshim që një prej të preferuarave të Mbretëreshëa është edhe kunata e saj, Kountesha e Wessexit, e cila është martuar me Princin Edward.

Meghan, Duchesha e Sussexit

Është një prej marrëdhënieve më të komentuara. Edhe sepse është lidhja më e re në familjen mbretërore dhe një raport që është parë i ngushtë qysh në fillim. Raporti i Mbretëreshës dhe nuses më të re në familjen mbretërore është gjithmonë e më i ngushtë. Dukesha e Sussexit, Meghan Markle duket se ka gjetur dikë që jo vetëm e ka për zemër, por edhe ndan kohë me të. Meghan dhe Mbretëresha janë parë shpesh nëpër evente të ndryshme bashkë, madje shpeshherë janë parë edhe duke biseduar e duke qeshur me njëra-tjetrën. Pavarësisht faktin që Meghan është e divorcuar, nuk është mbretërore, amerikane, Mbretëresha është treguar shumë pozitive me të, madje e ka mbështetur marrëdhënien e Princit Harry dhe Meghan.