Është shumë e thjeshtë të paketohet në çantë, me disa shtresa të vogla duke ju garantuar vaktin më të shijshëm, të freskët në çdo kohë.
Përdorni këtë teknikë për të mos marrë në fund një përzierje të qullët, lëmsh dhe pa shije. Ja si bëhet shtresë pas shtrese:
Shtresa 1: Salcë me avokado dhe speca
Shtresa 2: Produktet e sezonit
Shtresa tjetër duhet të jetë fruta ose perime që nuk do të qullen në kontakt me salcën. Duhen produkte të fortë si speca, bishtaja apo luleshtrydhe. Për shije më verore shtoni kokrra misri apo feta nektarine.
Shtresa 3: Proteina
Që të siguroheni që sallata do t’ju mbajë të ngopur duhet të shtoni proteina. Mbajini gjërat e thjeshta dhe të shëndetshme duke shtuar proteina pa yndyrë si karkaleca apo vezë të ziera të copëtuara ose copa pule.
Shtresa 4: Shije të kripur
Ndërsa proteina dhe perimet apo frutat e mbajnë bazën e fortë, zgjedhja juaj për mbushje mund të ju ndihmojë të shtoni shije fantastike.
Përbërës si fara dielli apo copa bajame janë alternativë e shkëlqyer. Gjithashtu copa djathi apo qepe të njomë do t’ju bëjnë ta adhuroni këtë sallatë.
Shtresa 5: Gjethe jeshile dhe barishte
Mbusheni me gjethe jeshile për më shumë freski në sallatë. Sigurohuni vetëm që fletët të jenë të thata që mos t’ua prishë të gjithë kavanozin me sallatë. Nëse keni barishte aromatike copëtojini paksa me dorë dhe futini në sallatë.
Më e mira për në fund…
Kur të vijë koha për të ngrënë, përziejeni të gjithën!
Jepini një të shkundur dhe shijojeni si në kavanoz ose në ndonjë enë të posaçme për sallatë.