TË BËRTITURA NË “BB-VIP RADIO”/ Valbona dhe Ermiona debatojnë ashpër me njëra-tjetrën! – AlpeGossip
TË BËRTITURA NË “BB-VIP RADIO”/ Valbona dhe Ermiona debatojnë ashpër me njëra-tjetrën!

TË BËRTITURA NË “BB-VIP RADIO”/ Valbona dhe Ermiona debatojnë ashpër me njëra-tjetrën!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.

Tashmë vjen dhe emisioni që i dedikohet drejtpërdrejtë personazheve më të komentuar të momentit. Banorët e “Big Brother VIP” do të bëjnë një program të mirëfilltë radiofonik nga shtëpia më e vëzhguar dhe më e famshme në Shqipëri gjatë ditës së sotme. Aty Top Albania Radio ka ngritur një studio radiofonike.

Zënka në Big Brother Vip Radio. Gjatë moderimit të bërë nga Luizi dhe Kiara, u ftuan Ermiona dhe Valbona. Këngëtarja e muzikës qytetare tiranase debatoi rreth miqve që duan të pranishëm me banoren tjeter Ermiona Lekbello.

“Po provokon pa inteligjencë” i tha Ermiona Valbona Memës, me këtë të fundit që reagoi duke e cilësuar të qëllimshme me qëllim për ta nxjerr keq”.

“E ke kapur me mua, që pa gdhirë mu vërsule në sy të të gjithë banorëve, dhe unë nuk reagova. Mjaft kam problemet e mia në kokë, s’mund të të kem edhe ty me fjalë koti”.E ke kapur me mua, që pa gdhirë mu vërsule në sy të të gjithë banorëve, dhe unë nuk reagova. Mjaft kam problemet e mia në kokë, s’mund të të kem edhe ty me fjalë koti”

Për ta përfunduar, Luizi me Kiarën e mbyllën me nga një përqafim, në përpjekje për të pajtuar dy vajzat.