“I LOVE TROPOJA” DHE “FALCO”/ Prapaskenat e dy filmave të BUJSHËM që pritet të bëjnë “NAMIN” (FOTOT) – AlpeGossip
“I LOVE TROPOJA” DHE “FALCO”/ Prapaskenat e dy filmave të BUJSHËM që pritet të bëjnë “NAMIN” (FOTOT)

“I LOVE TROPOJA” DHE “FALCO”/ Prapaskenat e dy filmave të BUJSHËM që pritet të bëjnë “NAMIN” (FOTOT)

Muajt e fundit, kinematografia shqiptare duket se ka kryefjalë vetëm dy filma: ”Falco” të Bes Kallakut dhe ”I Love Tropoja” të Ermal Mamaqit.

Në një “përballje” midis dy miqsh që jetën ia kanë kushtuar aktrimit por jo vetëm, ajo që dimë ekzakt për këto projekte janë disa pjesëza që vetë aktoret na kanë lejuar të shohim.

AlpeGossip.al, sjell si mëposhtë detajet për të dy projektet që pritet të bëjnë jo pak zhurmë në Shqipëri e më gjërë.

”FALCO”

Filmi ”Falco” është prezantuar për herë të parë para tre muajsh nga Besi, i cili është shprehur se ka 2 vite që punon për këtë projekt. Aktori i humorit është shprehur se filmi do të prodhohet nga kompania e tij ”Loku Film” dhe çdo elemement nga i cili përbëhet ky projekt mban emrin e Besit.Bes Kallaku shprehet se ka qenë vetë ai skenarist, regjizor dhe personazh kryesor.

Përsa i përket zhanerit të filmit dimë se është komedi dhe ka të bëjë me histori aktuale të Shqipërisë dhe Kosovës por patjetër të shoqëruara me dozë humori. Personazhi kryeror do të jetë vetë Besi në rolin e skifetrit, hajdutit të famshëm me të cilin aktori i humorit karakterizohet prej kohësh.

Personazhe të tjerë pjesëmarrës në film janë, Olsi Bylyku i cili mesa duket do ta shoqërojë Besin në çdo projekt të tij , Rashel Kolaneci, Bleona Qerreti, Arben Derhemi, Eduart Grishaj, Sokol Cikalleshi e madje një skifter. Po po, filmi është marrë aq seriozisht sa Besi ka vendosur të bëjë pjesë të xhirimeve dhe një skifter.

Në media është përfolur se pjesë e xhirimeve do të jenë gjithashtu, Blendi Fevziu dhe Luana Vjollca por deri tani asgjë nuk është pranuar kështuqë të gjitha mbeten dyshime.

Përsa i përket datës së publikimit, fjalët janë se do të vijë në kinema vitin e ardhshëm.

”I LOVE TROPOJA”

Nga ana tjetër filmi ”I Love Tropoja” është filmi i dytë që Ermal Mamaqi do të sjellë në kinematë shqiptare. Pas suksesit me ”2 gisht mjalë” duket se aktori i humorit ka qenë gati për një eksperiencë tjetër. Filmi ”I Love Tropoja” nisi xhirimet para 1 muaji. Ashtu si ”2 gishtë mjalt” dhe ky film do të jetë prodhim i ”Mamaqi Production”.

Përsa i përket zhanerit të filmit, ”I Love Tropoja” do të jetë një komedi e cila do të thyejë shumë tabu. Ermali është shprehur se ky film do të shërbejë gjithashtu për ti kthyer imazhin Tropojës duke nxjerë kështu pa bazë filmin ”Taken”.

Ermali ka zbuluar gjatë gjithë kohës personazhe të famshëm të cilët do të jenë pjesë e projektit të tij. Ai ka treguar se në filmin e tij pjesëmarrës do të jenë: Enca Haxhia, Arjola Demiri, Skerdi Faria, Irgen Çela (ndryshe Xhoda i Portokallisë), Bruno Shllaku, Marjana Kondi, Pranvera Veizi ( e cila do të rikthehet në kinematografi pas 30 vitesh), Jul Ded, Bujar Asqeriu, Behar Mera, Rolando Lekaj etj.

Pra siç duket pjesë e filmit të Ermalit do të jenë shumë emra të njohur për publikut, por, dy më të veçantët që Ermali ka zbuluar janë Joeli, djali i Ermalit dhe kryeministri Edi Rama i cili do të vijë në këtë film me një rol krejtsisht të transformuar.

Përsa i përket roleve, dimë se Marjana Kondi do të jetë në rolin e një gruaje të moshuar e cila shfaqet në një nga skenat me një shami në kokë dhe e shoqëruar nga dy ”kriminelë” me armë. Ndërsa për Behar Merën dimë se do të jetë në rolin e një polici pasi më këtë veshje është shfaqur.

Pjesa më e madhe e filmit është xhiruar në Tropojë dhe mund t’ju themi se filmimet tashmë kanë mbaruar. ”I Love Tropoja” vjen në kinematë tona në vitin 2020.

Fakti se të dy filmat do të dalin në të njejtin vit, i ka shtyrë njerëzit të flasin për një rivalitet që mund të ekzistojë mes dy aktorëve të humorit.

Ndërkohë që Ermali nuk është prononcuar aspak për këtë temë, Bes Kallaku i ftuar në një emision, ka gjetur momenti për të thënë mendimin e tij në lidhje me këtë temë.

Ai e ka treguar shumë qartë që nuk ka asnjë rivalitet dhe asnjë garë mes tij dhe Ermalit sepse gjithkush ka kismetin e vet. Për më tepër, ai ka thënë se:

“Kur thotë Ija ime “Gjithkush ka kismetin e vet”. Unë kam 2 vjet e gjysëm që merrem dhe më është dashur një kohë e gjatë që të merrja vendimin për ta sjellë. Tani u poqën gjithë elementet dhe erdhi momenti që të nisja xhirimet. Unë nuk ka patur dhe as më ka shkuar në mend që të kem konkurrencë me Ermalin. Secili duhet të punojë. Në Shqipëri ka 2 lloje ata që flasin dhe ata që punojnë. Unë kam zgjedhur të punoj dhe të mos flas as për veten as për të tjerët.”

Pra me këtë deklaratë nga ana e Besit ne mund të kuptojmë fare qartë që aktorët po shohin gjithsecili punën e tyre.

Si përfundim ne na mbetet vetëm të presim dhe të shohim se cila nga komeditë do të na bëjë më shumë për të qeshur. /AlpeGossip.al