MANIA PËR BUZË TË TRASHA/ 23 vjeçarja nuk njihet më pas ndërhyrjes në shtëpi (FOTO) – AlpeGossip
MANIA PËR BUZË TË TRASHA/ 23 vjeçarja nuk njihet më pas ndërhyrjes në shtëpi (FOTO)

MANIA PËR BUZË TË TRASHA/ 23 vjeçarja nuk njihet më pas ndërhyrjes në shtëpi (FOTO)

Një 23-vjeçare, që iu nënshtrua një trajtimi të pa rekomanduar në shtëpinë e saj, ka vuajtur edhe pasojat e veprimit të saj të pamatur.

Billie Roocroft aplikoi në një mbushës në buzë që kushtoi rreth 120 dollarë në shtëpinë e saj dhe tashmë duket si “Elephant Man”.

Ajo kishte parë një ofertë në Facebook, e cila ofronte injektimin e 1ml fillor në buzë në kushtet e shtëpisë, dhe asaj i ishte dukur e leverdishme.

Por, pasi iu nënshtrua procedurës, Billie pretendon se edhe vajza e saj dyvjeçare mbeti e tmerruar kur e pa.

23-vjeçarja pretendon se “Belissimo Rivington Aesthetics”, që i ofroi edhe shërbimin, u justifikua që reaksioni që i ndodhi ishte shumë i shpejtë. Dhe, sipas tyre, me shumë mundësi nuk u shkaktua nga mbushësi, por nga ndonjë alergji ndaj kremit të aplikuar paraprakisht.

Reklama për mbushin e buzëve në kushtet e shtëpisë qarkullon në Facebook dhe shumë persona bien pre duke u “joshur” nga çmimet