SHERRI MIDIS JULIT DHE GENTIT/ Ermal Mamaqi bën perpjekjen e radhës për ti PAJTUAR: Mirë do ishte… (FOTO) – AlpeGossip
SHERRI MIDIS JULIT DHE GENTIT/ Ermal Mamaqi bën perpjekjen e radhës për ti PAJTUAR: Mirë do ishte… (FOTO)

SHERRI MIDIS JULIT DHE GENTIT/ Ermal Mamaqi bën perpjekjen e radhës për ti PAJTUAR: Mirë do ishte… (FOTO)

Të gjithë tashmë jemi ne dijeni në lidhje me projektin e rradhës të Ermal Mamaqit. Pas suksesit të filmit ”Dy gishtë mjalt” moderatori ka vijuar me punën për një tjetër film që do të titullohet ”I Love Tropoja”.

Ermali ka postuar shumë foto nga xhirimet duke na lënë kështu të njihemi me aktorët që do të marrin pjesë në film. Deri tani kemi informacion se pjesë e kastit të aktorëve do të jenë: Marjana Kondi, Bruno Shllaku, Arjola Demiri, Enca Haxhia, Vera Veizi, Bujar Asqeriu,Irgen Cala etj.

Sot zbuluam dhe një aktor tjetër që do të marri pjesë dhe të gjithë e njohim. Ai është Julian Deda. Ermali ka postuar një foto me këtë të fundit dhe e ka shoqëruar me përshkrimin: “I lumtur që @juldeda do të jetë pjesë e filmit tim. Mirë do ishte që të ishte dhe Gent Zeneli po hajt mo…herën tjetër…”

Të gjithë jemi me dijeni që dy aktorët e humorit pra Julian Deda dhe Gent Zeneli nuk flasin më sëbashku që prej largimit të këtij të fundit nga ”Apartamenti 2XL”. Ata të dy janë shprehur në intervista të ndryshe se shoqëria mes tyre ka marrë fund pikërisht prej ktij shkaku.

Ermali nga ana tjetër, gjithnjë është përpjekur që ti pajtojë aktorët, por mesa duket , me anë të këtij postimi mund të kuptojmë që akoma nuk ja ka dalë.

/AlpeGossip.al