U BË PRIND PËR HERË TË PARË/ Dhurata Dora i këndon vajzës së Ledrit dhe atë e zë gjumi (FOTO) – AlpeGossip
U BË PRIND PËR HERË TË PARË/ Dhurata Dora i këndon vajzës së Ledrit dhe atë e zë gjumi (FOTO)

U BË PRIND PËR HERË TË PARË/ Dhurata Dora i këndon vajzës së Ledrit dhe atë e zë gjumi (FOTO)

Me datë 14 dhjetor, Ledri Vula dhe Sara Hoxha u bënë prindër për herë të parë. Sara solli në jetë një vajzë, të cilës i vendosën emrin shumë të veçantë: Poem Blu.

Dyshja kanë publikuar në rrjete sociale foto të vogëlushes, duke e zbuluar dhe portretin e saj ëngjëllor.

Së fundmi, këngëtarja dhe njëkohësisht mikesha e ngushtë e Sarës dhe Ledrit, Dhurata Dora ka publikuar një moment shumë të ëmbël me Poem Blu-në.

Dhurata ka ndarë një foto nga një bisedë me videocall, ku shihet dhe vogëlushja e çiftit duke fjetur. Foton e saj e ka shpërndarë dhe Sara, e cila ka shkruar: “Poem Blu fle më mirë kur i këndon Dhurata Dora”.