I ftuar në emisionin “Big Brother Radio” në studion e Top Albania Radio ka qenë Amos Zaharia. Ai ka treguar rreth eksperiencës së tij brenda shtëpisë së BBV dhe gjithashtu u ndal edhe tek raporti që kishte me Dea Mishel. Amosi pranoi se kishte një lidhje jashtë shtëpisë, por e kishte përgatitur partneren e tij.
“Unë kisha diçka që nuk kishte emër jashtë, ishte pak a shumë si një open relationship, dicka që nuk ishte e konsoliduar. Përpara se unë të futesha aty brenda i thashë vajzës që edhe nëse fillon dhe ndodh një romancë ti përgatitu. Ajo ishte e përgatitur kur unë u futa brenda”, tha Amos.
“E kam thënë dhe më parë më duket, Dea të tjera gjëra thoshte por ndjesia që ishte, mënyra se si e shikonim njëri-tjetrin, sado flirtues të jesh ti nuk mund të flirtosh me shoqet e tua. Unë se kuptova në fakt këtë çështjen e flirtit shoqëror. Unë them është e pamundur sepse unë nuk flirtoj me shoqet e mia. Këtë anë unë nuk e kuptova”, shtoi Amos.