Michael Jackson është gjallë? Pasi të dëgjoni këtë video nuk do tu besoni veshëve – AlpeGossip
Michael Jackson është gjallë? Pasi të dëgjoni këtë video nuk do tu besoni veshëve

Michael Jackson është gjallë? Pasi të dëgjoni këtë video nuk do tu besoni veshëve

Momente mjaft emocionuese dhe të forta ka kaluar juria e “The Voice” në Rumani, pasi para tyre është paraqitur një konkurrent i ri në moshë, i cili i ka lënë tërësisht pa fjalë.

Djaloshi mund të cilësohet si një fenomen në muzikë. ai quhet Bogdan Ioan dhe ka performuar “Earth Song” të Michael Jackson.

Ngjashmëria e ngjyrave vokale të Ioan është tepër e madhe me atë të Jackson, saqë të gjithë nuk u kanë besuar veshëve të tyre e kanë kthyer karriget që në sekondat e para të këngës për të parë fytyrën e djaloshit e për të vijuar me shijimin e performancës së tij.

Njëri prej anëtarëve të jurisë është shprehur:

Nëse Michael Jackson do të ishte gjallë dhe do ta kishte dëgjuar këtë interpretim, ai me siguri do të mbetej i mahnitur si ne të katërt”.
Bogdan Ioan është diplomuar në arkitekturë dhe nuk ka studiuar kurrë në ndonjë degë që ka lidhje me muzikën.

Ai ka lindur në Konstancë dhe ka kënduar në mënyrë amatore që në moshën 16-vjeçare.