DJALI I INGRIT GJONIT MBUSH 7 VJEÇ/ Këngëtarja i bën dhuratën e veçantë – AlpeGossip
DJALI I INGRIT GJONIT MBUSH 7 VJEÇ/ Këngëtarja i bën dhuratën e veçantë

DJALI I INGRIT GJONIT MBUSH 7 VJEÇ/ Këngëtarja i bën dhuratën e veçantë

Si sot 7 vite më parë Ingrit Gjoni u bë nënë për herë të parë.

Këngëtarja ka kujtuar këtë ditë të lumtur me rastin e 7-vjetorit të ditëlindjes së djalit të saj Parid.

Përmes një videoje të publikuar në Instagram, Ingriti zbulon surprizën që i ka bërë sot të voglit të saj, i cili me sa duket i adhuron miqtë me 4 putra.

Një lepurush ka trokitur sot në derën e Paridit, sigurisht e gjithë kjo ideja e nënës dhe të afërmve të tij.

“Jeta ime, Pidi mamit gëzuar ditëlindjen. Si sot 7 vjet më parë zoti më bekoi me një dashuri kaq të madhe si ty. Të dua”, ka shkruar Ingridi bashkangjitur videos ku shfaqet djali i saj i surprizuar nga dhurata.

Menjëherë sapo bëri këtë postim, Ingriti ka pritur urime të shumta për ditëlindjen e vogëlushit.