“MOS I BESONI ATO QË THONË PËR MUA”/ Britney Spears thyen heshtjen pas daljes nga psikiatria – AlpeGossip
“MOS I BESONI ATO QË THONË PËR MUA”/  Britney Spears thyen heshtjen pas daljes nga psikiatria

“MOS I BESONI ATO QË THONË PËR MUA”/ Britney Spears thyen heshtjen pas daljes nga psikiatria

Britney Spears ka thyer heshtjen për herë të parë pasi doli nga psikiatria, duke thënë se “gjithçka është mirë” dhe se do të kthehet në qendër të vëmendjes së shpejti.

37-vjeçarja hyri në Instagram të martën dhe publikoi një video përmes së cilës i përditësoi fansat e saj me të rejat nga jeta personale.

“Familja ime ka kaluar shumë stres dhe ankth kohët e fundit, kështu që unë kam nevojë për kohë për ta përballuar. Por mos u shqetësoni se do të kthehem shumë shpejt”, tha këngëtarja fituese e çmimit “Grammy”.

“Doja t’ju përshëndesja sepse gjërat që po thuhen kanë dalë jashtë kontrollit! Wow !!! Ka thashetheme, kërcënime me vdekje për familjen time dhe ekipin tim, dhe shumë gjëra të çmendura janë thënë”

Këngëtarja e cila është nënë e dy djemve, u bëri thirrje fansave që të mos besojnë çdo gjë që thuhet për të, veçanërisht postimet e ish-menaxherit të saj.

Ky i fundit sipas këngëtares ka bërë disa email-e ku pretendon se Britney po kontrollohet nga persona të tjerë kundër vullnetit të saj.

Por, Britney Spears, e cila vuante prej pak kohësh nga shqetësime të rënda emocionale, ka mohuar gjithçka.

Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.

View this post on Instagram

I wanted to say hi, because things that are being said have just gotten out of control!!! Wow!!! There’s rumors, death threats to my family and my team, and just so many things crazy things being said. I am trying to take a moment for myself, but everything that’s happening is just making it harder for me. Don’t believe everything you read and hear. These fake emails everywhere were crafted by Sam Lutfi years ago… I did not write them. He was pretending to be me and communicating with my team with a fake email address. My situation is unique, but I promise I’m doing what’s best at this moment 🌸🌸🌸 You may not know this about me, but I am strong, and stand up for what I want! Your love and dedication is amazing, but what I need right now is a little bit of privacy to deal with all the hard things that life is throwing my way. If you could do that, I would be forever grateful. Love you ❤️❤️❤️

A post shared by Britney Spears (@britneyspears) on