Një dashuri që lëviz edhe malet! Aurela Gaçe thotë “të dua” ndryshe nga më parë – AlpeGossip
Një dashuri që lëviz edhe malet! Aurela Gaçe thotë “të dua” ndryshe nga më parë

Një dashuri që lëviz edhe malet! Aurela Gaçe thotë “të dua” ndryshe nga më parë

Aurela Gaçe njihet për natyrën e saj euferike e shpërthyese jo vetëm në skenë por edhe në këngë. Ajo në karrierën e saj ka shumë këngë të bukura ritmike e balada të forta.

Sot këngëtarja na ka preznatuar projektin e saj të ri. Pak minuta më parë Aurela ka publikuar klipin “Të dua” një këngë që i kushtohet plotësisht dashurisë.

Ajo që të bën përshtypjen është ideja e realizimit të videoklipit me një çift protagonist të veshur me stilin mondan, siç visheshin kohë më parë pjesëtarët e familjeve mbretërore. Edhe Aurela i është përshtatur tërësisht kohës në të cilin është ideuar klipi dhe le ta pranojmë se një Aurela të tillë nuk e kishim parë kurrë më parë. Si gjithmonë ajo di të jetë e veçantë. Muzika është bërë nga Kledi Bahiti dhe është një produksion i Three Dots ndërsa teksti mban emrin e vetë Aurela Gaçes dhe Fifit.

Ndiqni në vijim klipin e “Të dua’