U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dresha e çon djalin në vendin e saj të preferuar: Sigurisht që… (VIDEO) – AlpeGossip
U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dresha e çon djalin në vendin e saj të preferuar: Sigurisht që… (VIDEO)

U BË NËNË PËR HERË TË PARË/ Afërdita Dresha e çon djalin në vendin e saj të preferuar: Sigurisht që… (VIDEO)

Më datën 16 të këtij muaji, këngëtarja Afërdita Dreshaj u bë nënë për herë të parë. Ajo dhe Jakub u bekuan me një vogëlush, të cilin e pagëzuan me emrin Sky Blue (në shqip Qiell i Kaltër).

Teksa një pjesë e madhe e personazheve të showbizit nuk i zbulojnë portretet e fëmijëve të tyre të porsalindur, Afërdita ka bërë të kundërtën. Ajo nuk ka mundur ta mbajë vetëm për vete portretin e ëmbël të të birit dhe menjëherë e ka ndarë me gjithë botën. Modelja shqiptare ka publikuar një foto shumë të ëmbël, që duket se është shkrepur pak pas ardhjes në jetë të Sky Blue.

“Sky Blue Kindl ke ndryshuar jetën tonë përgjithmonë… Zemrat tona po shpërthejnë nga dashuria”, shkroi Afërdita përkrah fotos.

Dyshja është në qiellin e shtatë nga lumturia dhe po e kalojnë çdo moment me të voglin, të cilin e kanë nxjerrë nga shtëpia për të bërë shëtitjen e parë.

Gjejeni pak ku e çuan? Pikërisht në vendin e preferuar të mami Afërditës, “Starbucks”.

VIDEO

“Sigurisht që do ta sillja në Starbucks fillimisht”- ka shkruar ajo me humor krahas videos ku Jakub shfaqet duke shtyrë karrocën e të voglit, si një baba shembullor.