U largua nga “Top Channel” në mes të sezonit, kjo është marrëdhënia që ka sot Jonida Shehu me Lori Hoxhën – AlpeGossip
U largua nga “Top Channel” në mes të sezonit, kjo është marrëdhënia që ka sot Jonida Shehu me Lori Hoxhën

U largua nga “Top Channel” në mes të sezonit, kjo është marrëdhënia që ka sot Jonida Shehu me Lori Hoxhën

Me shumë mundësi, e kujtoni episodin që bëri bujë mediake, ku moderatores Jonida Shehu iu desh të largohej nga “Top Channel” pas një debati që pati me drejtuesit e këtij televizioni lidhur me një reklamë që ajo bëri për biznesin e Rezarta Shkurtës në emisionin “Pasdite në Top Channel”.

E ftuar në “Thumb” javë më parë, Jonida u shpreh se nuk kishte hatërmbetje dhe madje, ndryshe nga sa mendonin shumë persona, ajo ishte e qetë pas largimit dhe po shijonte jetën e saj. Jonida është aktivizuar me projekte të ndryshme ndërkohë që presim ta shohim në televizion shumë shpejt (e mezi presim në fakt!).

Por ajo që na bëri përshtypje ne të Blitz.al ishte pikërisht një koment që Jonida ka lënë në postimin e fundit të Lori Hoxhës.

Lidhur me shprehjen që Lori ka zgjedhur si diçiturë në fotografinë e saj, Jonida ka komentuar “nuk je vetëm”, duke treguar në këtë mënyrë se ishte dakord me çka Lori ka shkruar.

Pra, mesa po kuptojmë, ajo vazhdon të ruajë marrëdhënie të mira me drejtuesit e Top Channel edhe pas largimit të saj, çka na tregon qartazi një nivel të lartë qytetarie nga moderatorja. /Blitz.al/