PAS SHKËPUTJES DISA VJEÇARE/ Eni Koçi i rikthehet muzikës: Po punoj me… – AlpeGossip
PAS SHKËPUTJES DISA VJEÇARE/ Eni Koçi i rikthehet muzikës: Po punoj me…

PAS SHKËPUTJES DISA VJEÇARE/ Eni Koçi i rikthehet muzikës: Po punoj me…

Eni Koçi ka dhënë një lajm mjaft të bukur për fansat, pasi ka thënë se shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore.

Këngëtarja e njohur, Eni Koçi, ka disa vite që është shkëputur nga muzika, duke mos sjellë këngë të reja për fansat e saj.

Por së fundmi, ajo ka dhënë një lajm mjaft të bukur për ata, pasi ka thënë se shumë shpejt do e shohim me projekte të reja muzikore.

Lajmin emocionues e ka bërë të ditur vetë, artistja. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj, Eni Koçi u pyet kur do t’i kthehet muzikës, ajo ka thënë se është duke punuar në studio në disa projekte.

“Tash i jam kthyer punës në studio dhe po punoj me projektet e reja që do të publikohen së shpejti”, ka thënë këngëtarja e njohur.

Ndërkohë gjatë kësaj kohe, Eni duket se ka marrë pushim duke iu dedikuar tërësisht familjes së saj dhe vetes, por sot ka njoftuar rikthimin e saj në muzikë.