“TI SHUMË MIRË AKTRON…”/ Deklarata të forta dhe thumba për njëri-tjetrin, kriset marrëdhënia Ledjana-Mevlan – AlpeGossip
“TI SHUMË MIRË AKTRON…”/ Deklarata të forta dhe thumba për njëri-tjetrin, kriset marrëdhënia Ledjana-Mevlan

“TI SHUMË MIRË AKTRON…”/ Deklarata të forta dhe thumba për njëri-tjetrin, kriset marrëdhënia Ledjana-Mevlan

Mevlani dhe Ledjana kanë qenë gjithmonë një nga çiftet më të diskutuara në “Për’puthen”. Para pak ditësh Ledjana vendosi të linte emisionin e të mos shfaqej më në studio, ndërkohë që Mevlani u shpreh shumë i zhgënjyer nga veprimi i saj.

“Unë kam qenë shumë i afruar me Ledjanën, i kam ndenjur shumë afër. Nuk e kam dashur kurrë këtë përfundim kaq të hidhur. Nuk dua ta quajë përfundim, por realiteti flet vetë, unë jam në studio, ajo nuk është. Unë për asnjë moment nuk kam luajtur me ndjenjat e Ledjanës dhe nuk e kam hedhur poshtë që ta meritoj këtë gjë. Nëse do ishte e sinqertë nga ana e Ledjanës, ajo duhej të ishte sot në studio që mos t’i lëmë gjërat varur, pezull. Dhe nëse do ishte dikush në vendin tim, do mendonte se ka diçka në këtë mes. Do ishte më mirë nga ana e saj të tregonte sinqeritet, nëse ka diçka”, u shpreh Mevlani në emision gjatë mungesës së Ledjanës.
Më pas ai dhe Ledjana u shfaqën shumë të afërt me njëri-tjetrin, pasi opinionisti Arjan Konomi publikoi në Instagram disa video të  tyre. Ledjana shihej duke përkëdhelur Mevlanin dhe ata dukeshin njësoj të dashuruar si në takimet e tyre romantike.

Mevlani ka shkruar në një postim në Instagram:

“Respekt për femrat që bëjnë mashkullin për vete me tru… jo me trup”.

Nga ana tjetër Ledjana ka ndarë një video duke kënduar në makinë dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Ti shumë mirë aktron kur mashtron se kinse mu më don”.

Si të mos mjaftonin këto fjalë kaq të hidhura, Ledjana dhe Mevlani kanë hequr njëri-tjetrin edhe nga lista e ndjekësve. Se çfarë ka ndodhur këtë herë mes tyre pritet ta zbulojmë në vijim.