OLSI SHPËRTHEN NË LOT/ I tregon Linditës tatuazhin me emrat e vajzave dhe ish-bashkëshortes (FOTOT) – AlpeGossip
OLSI SHPËRTHEN NË LOT/ I tregon Linditës tatuazhin me emrat e vajzave dhe ish-bashkëshortes (FOTOT)

OLSI SHPËRTHEN NË LOT/ I tregon Linditës tatuazhin me emrat e vajzave dhe ish-bashkëshortes (FOTOT)

Sot u transmetua një takim mjaft interesant mes Oltit dhe Linditës në “Për’Puthen +40″.

Kjo e fundit i ka bërë një dhuratë tepër të veçantë Oltit, një kornizë fotosh ku e gdhendur ishte data e takimit të tyre të parë: “Kjo është data e takimit tonë të parë, nëse kemi një përputhje dua të vendoset fotoja jonë aty”.

Por nuk është kjo arsyeja për të cilën Olti derdhi lot! I pyetur për tatuazhin që ka në dorë ai u shpreh se ka një domethënie shumë të madhe, sepse në atë tatuazh janë të skalitura emrat e vajzave të tij dhe mes tyre edhe emri i ish bashkëshortes.

“Janë tre vajzat e mia, që janë zemra ime dhe jeta ime, në këtë mes tatuazhesh është edhe emri i ish nuses time. Janë pjesë e zemrës time dhe nuk ndahem dot nga këto njerëz. Nuk është e lehtë të harrosh një person mbas 15 vitesh martesë”, tha ai.

Mes lotësh në studio, Olti tha se sa herë që flet për fëmijët e tij ai preket dhe se ka një kohë të gjatë pa i parë.

“Më ka marrë malli për vajzat e mia. Kam 1 vit e ca pa i parë. Më mungojnë shumë”, tha ai, duke shtuar se, “flas shpesh me vajzat, por më mungon ai përqafim. Shpresoj të vijnë këtë verë tek unë, shpresoj shumë”, tha ai më tej.