THEU KËMBËN PAK DITË MË PARË/ Enca zbulon si po i kalon ditët e vështira pas incidentit: Më mungon… (FOTO) – AlpeGossip
THEU KËMBËN PAK DITË MË PARË/ Enca zbulon si po i kalon ditët e vështira pas incidentit: Më mungon… (FOTO)

THEU KËMBËN PAK DITË MË PARË/ Enca zbulon si po i kalon ditët e vështira pas incidentit: Më mungon… (FOTO)

Pak ditë më parë Enca bëri të ditur përmes një postimi në Instagram se ka thyer këmbën dhe është bërë operacion. Këngëtarja postoi disa foto ku shfaqej me paterica në ambientet e shtëpisë teksa shkruante se edhe këtë sfidë e kaloi me sukses.

“Jeta na sjell te papritura dhe sfida qe as nuk i kishim cuar neper mend, cfare mund te bejme ne,eshte ti perballojme si Kampiona. 1 thyerje kembe dhe 1 operacion me vone, ja ku jam si KingEnca. Mirënjohëse dhe e bekuar për jetën time dhe me suportin tuaj emocional e di qe cdo gje do kaloje me lehtshem”, shkruante Enca.

Këto ditë nuk kanë qenë aspak të lehta për këngëtaren, e cila së fundmi ka postuar disa video ku tregon se i kishte munguar të bënte makeup e të krihte flokët.

Gjithashtu Enca ka treguar këmbën e fashuar, e cila ka nisur të shërohet pasi tashmë të paktën mund të lëvizë gishtat e saj.

Në fund këngëtarja dha edhe një mesazh motivimi: “Kjo video është për të gjithë ju që ndjeheni sikur po kaloni një ditë të keqe. Doja vetëm t’ju thoja dhe t’ju kujtoja që ditët e këqija nuk zgjasin përgjithmonë. Kështu që, edhe kjo si çdo gjë tjetër do kalojë”.