PRANË PUBLIKUT ME GATIMIN/ Nertila Koka rrëfen për jetën dhe familjen në Suedi (FOTO) – AlpeGossip
PRANË PUBLIKUT ME GATIMIN/ Nertila Koka rrëfen për jetën dhe familjen në Suedi (FOTO)

PRANË PUBLIKUT ME GATIMIN/ Nertila Koka rrëfen për jetën dhe familjen në Suedi (FOTO)

Nertila Koka, këngëtarja e njohur shqiptare, siç mund të keni lexuar jeton prej vitesh në Suedi. Ajo është larguar bashkë me familjen e saj nga Shqipëria, por kthehet vazhdimisht për të vizituar familjarët. Megjithëse është larguar nga muzika prej kohësh, Nertila është një personazh i dashur për publikun.

Mëngjesin e sotëm, në një intervistë me ‘Skype’ për ‘Wake Up në Top Channel’, ajo ka folur për jetën në Suedi dhe për risinë që ka sjellë së fundmi. Nëse nuk e dini, Nertila ka hapur një kanal në ‘You Tube’ ku i njeh të gjithë me receta të ndryshme gatimi.

Gjatë bisedës këngëtarja zbulon, se shtysa më e madhe për të ndërmarrë këtë hap kanë qenë dy vajzat e saj. “Ato e adhurojnë ushqimin që bëj unë dhe për këtë pjesë nuk dua të tregohem modeste. Gjithmonë kur ftoja miq në shtëpi më pyesnin për recetat, kështu që vendosa ta nis këtë gjë për të qenë edhe pranë njerëzve që më kanë ndjekur dhe më duan”,-u shpreh Nertila.

Më tej ajo foli edhe për të bijat. Nertila rrëfeu se vajzat e saj kanë talent për muzikë dhe shpesh këndojnë së bashku me nënën e tyre teksa gatuajnë.

Për të gjithë ata që duan të mësojnë nga këngëtarja e njohur, mund të kërkojnë në ‘Youtube’ për ‘Le të gatuajmë me Nertila Koka’.