Ditën e djeshme, këngëtarja e njohur Enca Haxhia njoftoi se ishte e para artiste shqiptare që kishte arritur plot 2 milionë ndjekës në profilin e saj në Instagram.
Shumë e lumtur për këtë fakt, ajo falenderoi në Instastory të gjithë ata që e ndiqnin dhe u shpreh e bindur se në të ardhmen do të arrite 20 milionë ndjekës.
Mirëpo mëngjesin e sotëm rrjeti social Instagram ka bërë të papriturën. Ai ka fshirë të gjitha llogaritë fallso, duke i ulur Encës sërish numrin e followersave.
Pas kësaj, Enca ka publikuar në Instastory një video ku po shijon natyrën dhe qiellin teksa dëgjon këngën e saj, duke treguar se nuk po shqetësohet për faktin që sot nuk ka më 2 milionë ndjekës.