E NJIHNI DOT? Kjo vogëlushe në foto është një prej femrave më të bukura shqiptare – AlpeGossip
E NJIHNI DOT? Kjo vogëlushe në foto  është një prej femrave më të bukura shqiptare

E NJIHNI DOT? Kjo vogëlushe në foto është një prej femrave më të bukura shqiptare

E dalloni dot se kush është? Vogëlushja që shihni në këtë foto sot feston 27-vjetorin dhe është konsideruar prej vitesh si nga femrat më të bukura shqiptare.

Dëshmia? U kurorëzua si Miss Tirana në 2007-n dhe më pas si Miss Albania në vitin 2008.

Bëhet fjalë për bukuroshen Almeda Abazi, e cila vendosi të uronte veten për ditëlindje me një foto nga fëmijëria e saj dhe një foto nga martesa.

“Gëzuar ditëlindjen për mua dhe gëzuar 2-vjetorin e martesës për ne, dashuria Tolgahan Sayisman”, shkruan Almeda në mbishkrimin e fotos në Instagram.

Ajo është në pritjen e ëmbël dhe për dy muaj aktori turk dhe ish-Missi shqiptar do të bëhen prindër të një djali.