VLERËSOHET ME “ÇELËSIN E PRISHTINËS”/ Dua Lipa: Ndihem shumë krenare… (FOTO) – AlpeGossip
VLERËSOHET ME “ÇELËSIN E PRISHTINËS”/ Dua Lipa: Ndihem shumë krenare… (FOTO)

VLERËSOHET ME “ÇELËSIN E PRISHTINËS”/ Dua Lipa: Ndihem shumë krenare… (FOTO)

Pavarësisht suksesit që ka arritur në botë, Dua Lipa u rikthye në vendlindje dhe organizoi një ndër festivalet më të mëdha të muzikës, atë të “Sunny Hill”, për t’i ardhur në ndihmë sadopak të rinjve të Kosovës me të ardhurat e mbledhura nga biletat.

Pak orë përpara performancës së saj, Dua Lipa është vlerësuar nga Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti me “Çelësin e qytetit”.

Kreu i Prishtinës vlerësoi gjestin e Dua-s, e cila dhuroi rreth 100 mijë euro për të rinjtë. Sipas Shpend Ahmetit, talentet janë ambasadorët më të mirë të vendit tonë.

Nga ana tjetër, Dua Lipa tha se shpreson që ky koncert të jetë fillimi i një bashkëpunimi të gjatë për përparimin e artit dhe kulturës në Kosovë.

“Ndihem shumë krenarë që mund të kontribojmë për ardhmërinë e rinisë, kulturës dhe arteve përmes @sunnyhillfoundation dhe @sunnyhillfestival dhe të kemi edhe shume sende të tjera për të cilat mburremi me vendin tonë ” – shkruante krahas fotove të publikuar në rrjetet sociale Dua Lipa.