Gjatë stinës së verës, si pasojë e temperaturave të larta, grerëzat janë më të uritura dhe më agresive se çdo stinë tjetër. E për këtë arsye, janë kthyer një ndër rrezik serioz gjatë stinës së verës.
Duket se viktimë e këtyre insekteve fluturues ka rënë edhe aktori i humor Bes Kallaku, i cili është pickuar nga një grerëz. Në foton e postuar në rrjetet sociale, ai shfaq imazhin e këmbës që shfaqet goxha e enjtur nga pickimi.
“Ç’lloj grenze paska qenë mor lla?”-shkruan Besi në foto.
Mirëpo si duhet të sillet Besi dhe të tjerët në momentin që pickohen nga grerëza?
Sipas ekspertëve, duhet të hiqni menjëherë thumbin nga lëkura duke përdorur thonjtë, piskatore vetullash ose cepin e një karte plastike. Shmangni përdorimin e monedhave dhe unazave të florit sepse shkakton përhapjen e helmit. Pas heqjes së thumbit, lajeni zonën me ujë dhe sapun dhe vendosni një kompresë të ftohtë me akull të cilën duhet ta mbani për 10 minuta. Kruarja e fortë e zonës së enjtur mund të rrisë rrezikun e një infeksioni. Nëse e keni të pamundur të hiqni thumbin, duhet të vizitoni menjëherë mjekun, pasi përbën rrezik për jetën.