“E TRAJTONTE SI SHËRBËTORE”/ Dalin sheshit të fshehtat e lidhjes së Kate dhe William – AlpeGossip
“E TRAJTONTE SI SHËRBËTORE”/ Dalin sheshit të fshehtat e lidhjes së Kate dhe William

“E TRAJTONTE SI SHËRBËTORE”/ Dalin sheshit të fshehtat e lidhjes së Kate dhe William

Prej muajsh në mediat e huaja është komentuar gjatë marrëdhënia mes Princ William dhe Kate Middleton. Pas lajmeve se William e kishte tradhëtuar bashkëshorten me shoqen e saj të ngushtë, burime pranë tyre treguan se marrëdhënia mes tyre është ftohur dhe se nuk ka më dashuri në martesën e tyre.

Ndërkohë, së fundmi shkrimtari Andrew Morton ka rrëfyer për mediat e huaja se Willaim në fillimet e lidhjes me Kate e injoronte atë dhe e trajtonte si një hiç.

Ai ka treguar se William e konsideronte dhe trajtonte Kate si një shërbëtore . Në librin që flet për historinë e tyre, thuhet se për këtë arsye ata janë ndarë në vitin 2007. Megjithatë ndonëse ata tashmë kanë 8 vite bashkë dhe janë prindër të 3 fëmijëve sipas Andrew marrëdhënia mes tyre nuk ka qenë gjithmonë e qetë.

Sipas librit “William and Catherine”, kur ata u ndanë në vitin 2007 shumë nga miqtë e tyre habitën me reagimin që bënë. Reagimi i shumicës prej tyre ka qenë: “Faleminderit zotit që kjo lidhje mbaroi”.

Ata e kanë përshkruar William si të ftohtë dhe të rreptë dhe në shumicën e kohës e trajtonte Kate si shërbëtore dhe jo si të dashurën e tij.