A JENI GATI PËR "MINI-PEMËN? Rikthehen vetullat e Krishtlindjeve (FOTO) - AlpeGossip
A JENI GATI PËR “MINI-PEMËN? Rikthehen vetullat e Krishtlindjeve (FOTO)

A JENI GATI PËR “MINI-PEMËN? Rikthehen vetullat e Krishtlindjeve (FOTO)

Nëse menduat se me trendet e vetullave të çuditshme e mbyllëm vitin e shkuar, gaboheni.

Vetullat në formë bredhi janë rikthyer dhe Instagram-i e ka vendosur që  Vitin e Ri ta presë me to. Trendi që vjet u përhap kudo, u shfaq sërish tani që Krishtlindjet po afrojnë.

Një bredh me drita për vetull!

Ok, ngjan sa e frikshme po dhe aq interesante. Pasi vetullat janë krehur në formën e një peme, fillojmë me zbukurimet. Në krye një yll dhe pastaj gura të shndërritshëm shumë ngjyrësh.

“Vetullat në formë peme Krishtëlindjesh janë këtu! Pse duhet t’i ndaloni zbukurimet tek pulovra juaj?”- shkruhet në përshkrimin e fotos, si për të na dhënë zemër ta provojmë.