Ditën e sotme një nga lajmet më të përfolura në mediat online ishte fakti që moderatorja e njohur e ‘Vizion Plus’ Eva Murati i kishte dhënë fund lidhjes me djalin e ish kryeparlamentare Josefina Topalli, Genar Topalli.
Lajmi u përhap shumë shpejt dhe të gjitha dyshimet lindën pasi moderatorja i ka fshirë të gjitha fotot e saj ku shfaqet me Genarin dhe ditën e sotme që ai ka ditëlindjen, Eva nuk i ka bërë një urim publik në profilin e saj, por ka vijuar të shpërndaj foto nga emisioni.
Mirëpo mesa duket ky lajm nuk është aspak i vërtetë dhe këtë gjë e ka konfirmuar së fundmi moderatorja e njohur në një prononcim për mediat.
Ajo është kontaktuar nga gazetarët dhe lidhur me këtë çështje është shprehur:
“Është fake news! Nuk e kuptoj si kanë dalë në këtë përfundim! Më kanë mërzitur duke u përzier në jetën time private dhe tani që dua ta mbaj personale duhet medoemos të jem ndarë? Shumë pa kuptim!” – përfundon ajo.
Pra siç duket çdo gjë ka qenë një aludim i kot, pasi Eva dhe Genari vazhdojnë ende historinë e tyre të dashurisë që ka nisur që në bankat e shkollës.