KUSHTON SA “QIMET E KOKËS”/ Kylie Jenner veshi fustanin më mikroskopik portokalli dhe duket bombë – AlpeGossip
KUSHTON SA “QIMET E KOKËS”/ Kylie Jenner veshi fustanin më mikroskopik portokalli dhe duket bombë

KUSHTON SA “QIMET E KOKËS”/ Kylie Jenner veshi fustanin më mikroskopik portokalli dhe duket bombë

Ndërkohë që veshjet tona të darkave të fundjavës janë katandisur në thjesht xhinse+xhaketë falë këtij moti mizerje të këtyre javëve të fundit, shoqja jonë modeste Kylie Jenner ka pasur një tjetër ide në mendje.

Ylli i rrjeteve sociale së fundmi është shfaqur gjatë një darke me miqtë në Los Angeles me atë që mund të jetë minifustani portokalli më sexy i të gjitha kohërave.  Gjysmë-transparent, me shpatulla të theksuara me vata, super i shkurtër, me dy të çara anësore në pjesën e belit dhe me një dekolte që na bëri të na bjerë nofulla në tokë.

Shkurtimisht, gjithçka që mund t’i duhej për të nxjerrë në pah të gjitha linjat e saj të llahtarshme trupore. Por nëse shpresonit ta gjenit fustanin në ndonjë prej webiste-ve trendy të momentit që kohët e fundit kanë qenë ndër të preferuarat e Kylie-t, na lejoni t’jua presim gjunjët me delikatesë.

Fustani në foto që gjithë e gjithë nuk e bën as 1 m2 copë, në fakt është një thesar nga Julien Macdonald, ish-stilist i Givenchy që prej vitesh ka krijuar markën që mban emrin e tij. Dhe jo më kot kemi përdorur fjalën “thesar” pasi fustani në fjalë kushton plot 16 mijë dollarë të vegjël.

Për të kompletuar look-un e saj bombastik, Kylie gjithashtu kishte zgjedhur këpucët transparente të dizenjuara nga kunati i saj Kanye West  dhe extensions super të gjata që për hir të së vërtetës, nuk e dimë ende si nuk ia jep në dorë vogëlushja e saj Stormi…