“TË GJITHË KOMSHINJTË I KEMI MIQ”/ Ledri Vula blen vilën luksoze në këtë zonë turistike (FOTO) – AlpeGossip
“TË GJITHË KOMSHINJTË I KEMI MIQ”/ Ledri Vula blen vilën luksoze në këtë zonë turistike (FOTO)

“TË GJITHË KOMSHINJTË I KEMI MIQ”/ Ledri Vula blen vilën luksoze në këtë zonë turistike (FOTO)

Pas ardhjes në jetë të Poem Blu dhe sukseseve të njëpasnjëshme, Ledri Vula dhe familja e tij kanë blerë një vilë të re. Këngëtari ndau lajmin me të gjithë ndjekësit në llogarinë e tij në Instagram. Tani përveç shtëpisë në Brezovicë, reperi do të ketë edhe një tjetër në Artanë, një zonë e cila po shndërrohet në pikë turistike.

“Të gjithë komshinjtë i kemi miq”, ka shkruar Vula krahas imazhit të publikuar. Ai i është referuar faktit se shumë njerëz të famshëm kanë blerë një vilë në këtë kompleks të bukur, për shkak të afërsisë me kryeqytetin, ajrit të pastër dhe pamjes piktoreske.

Pak ditë më parë, nëna e reperit, Xheraldina, foli për raportet që ka me nusen e saj, Sara Hoxhën.Ndër të tjera, ajo tha se Sara është një nuse yll për të dhe se gëzohet shumë kur sheh që ka aq besim sa Poem Blu të qëndrojë me të kur vetë del nga shtëpia.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri