NJËSOJ SI LOREDANA/ Ardian Bujupi pozoi krah bjondes misterioze dhe fansat mendojnë se i gjetën sozinë reperes – AlpeGossip
NJËSOJ SI LOREDANA/ Ardian Bujupi pozoi krah bjondes misterioze dhe fansat mendojnë se i gjetën sozinë reperes

NJËSOJ SI LOREDANA/ Ardian Bujupi pozoi krah bjondes misterioze dhe fansat mendojnë se i gjetën sozinë reperes

Para disa ditësh, Ardian Bujupi zbuloi surprizën e tij të madhe, të cilën po e prisnim prej muajsh. Këngëtari zbuloi se për 10-vjetorin e karrierës do të publikojë projektin më të rëndësishëm. Ai ka përgatitur një album me 10 këngë, i cili po ashtu mban titullin “10”.

“Këtë vit do të publikojë projektin tim më të madh për 10-vjetorin e karrierës. Siç më njihni, diçka muzikore po vjen me cilësi të pakrahasueshme, vepra më e mirë e karrierës sime dhe këtë gjë nuk e kam pretenduar kurrë në 5 albumet e mi. “10” do të publikohet pak para verës, 28.05.2021 dhe përfshin 10 këngë që janë realizuar me shumë punë. Unë jam gati për verën, ju jeni gati për “10”?”, shkroi Bujupi.

Së fundmi ai ka bërë lëmsh të gjithë rrjetin me një foto që ka publikuar në Instagram. Ai shfaqet krah një vajze bionde me syze “misterioze”.

Të shumtë janë fansat që mendojnë se vajza në fjalë është reperja e njohur Loredana, duke aluduar për një bashkëpunim mes tyre. Por edhe pse i ngjan shumë, vajza misterioze krah Ardianit nuk është Loredana.

Me shumë mundësi biondja misterioze është bashkëpunëtorja e radhës e artistit, pasi krahas fotos ai ka shkruar “10/10”, që ka të bëjë me projektin e tij të madh.