MOMENT SHOKUES! Gazetarja zbulon në transmetim direkt se ka kancer gjiri – AlpeGossip
MOMENT SHOKUES! Gazetarja zbulon në transmetim direkt se ka kancer gjiri

MOMENT SHOKUES! Gazetarja zbulon në transmetim direkt se ka kancer gjiri

U diagnostikua live me kancer gjiri- kjo është ndodhia e gazetares Ali Meyer, e cila pranoi të bënte për herë të parë në jetën e saj mamografinë, ku i gjithë procesi u transmetua drejtpërdrejt në televizion, me qëllim ndërgjegjësimin e publikut.

41-vjeçarja u shfaq tepër e lumtur dhe e relaksuar teksa nisën parapërgatitjet për kontrollin rutinë. Por ai çka u mendua të ishte një moment i këndshëm televiziv përfundoi në një çast shokues për të.

Meyer zbuloi se kishte kancer gjiri!

“Kjo ishte tronditëse, mendova se po përcillja mesazh për gratë e tjera, ndërkohë që zbulova se jam vetë viktimë e kësaj sëmundjeje”, tha ajo.

Ali u diagnostikua me kancer gjiri joinvaziv në gjirin e djathtë, një nga llojet më të mbijetueshme të kësaj sëmundjeje.