“ATA DUKE MË PËRDORUR PËR GRUPE”/ Fifi shpërthen në lot: Më kanë bërë të dukem si psikopate, erdhi babi… – AlpeGossip
“ATA DUKE MË PËRDORUR PËR GRUPE”/ Fifi shpërthen në lot: Më kanë bërë të dukem si psikopate, erdhi babi…

“ATA DUKE MË PËRDORUR PËR GRUPE”/ Fifi shpërthen në lot: Më kanë bërë të dukem si psikopate, erdhi babi…

Pas përfundimit të spektaklit të së premtes, Fifi ka shpërthyer në të qara. Duket se ajo nuk e ka përjetuar aspak mirë faktin që u paraqit video ku dukej se banorët ishin ndarë në dy grupe.

Iliri, Monika dhe Sabiani po flisnin me njëri-tjetrin dhe pyetja që shtruan ishte “Me kë është Fifi?”. Pikërisht kjo pyetje e ka trishtuar shumë këngëtaren e dashur për publikun, e cila reagoi edhe për faktin se konkurrentët dyshojnë se Semi dhe Donaldi po bëjnë lojë dyshe.

“Donaldi është duke e shfrytëzuar për lojë, gjendjen e Semit. E kam vuajtur vetë ankthin, nuk mund të luhet kështu. Të bërtiturat po na kthejnë në kujtesë gjërat që kemi përjetuar, është si postraumë, ju lutem, ju lutem, mos të bërtasim më këtu”, tha Fifi mbrëmë.

Pasi shijoi natën me muzikë me miqtë e saj, Klajdi dhe Bruno, është futur në dhomë duke qarë ndërsa pranë saj ka shkuar Beatrix, të cilës i ka shprehur të gjithë shqetësimin që kishte në lidhje me banorët.

Biseda mes Fifit dhe Beatrix:

Fifi: Jam lodhur shumë. Nuk di as çfarë të mendoj.

Beatrix: Më beso që të kuptoj shumë mirë.

Fifi: Me kë të rri unë tani? Nuk di as me kë të rri më. Ata duke më përdorur për grupe, këta të dy duke më sulmuar pa lidhje.

Beatrix: Më ke me mua. Unë do të rri me të gjithë njerëzit që mund të bëj hajgare, të heq një mërzi. Ndoshta nuk do të përfshihem në debate, do të mundohem t’i qetësoj krejt.

“Ata duke më përdorur për grupe”/ Fifi shpërthen

Fifi: Loçk me mua janë kapur personalisht.

Beatrix: Po leji.

Fifi: Po tani nuk e di… Me kë e ku? Është shumë i thellë muhabeti. Nuk kam nerva. Nuk di të mendoj kthjellët. Sa mirë që erdhën djemtë.

Beatrix: A bën të di cili ka qenë qëllimi në fillim? Mendoje. A të bën të lumtur ajo?

Fifi: Patjetër, por si ta shijoj këtë skenë. Pavarësisht të gjithave, në fund del dhe video “me kë është Fifi?” A bëhet kjo pyetje? Vetë jam. Më kanë bërë të dukem si psikopat, si njeri i sëmurë, si njeri i keq, nuk e di domethënë. E di çfarë domethënë të vijë babai im e të mos më thojë “të dua shumë”, por të thojë “nuk të kam rritur për të lënduar një njeri”. Kjo është shumë. Kam ardhur për të qëndruar vetëm, jo me të tjerët.