Birra është mbreti i pijeve alkoolike pasi është më e preferuara dhe e përdorura nga njerëzit. Por për shkak të përbërësit të saj kryesor, elbit, që është i ndjeshëm ndaj thatësirës ekstreme dhe ngrohjes, ndryshimi i klimës do të shkaktojë dhimbje të panevojshme për të gjithë ata që e duan birrën.
Ngrohja globale do të çojë në ulje të ndjeshme në prodhimin e elbit, duke shkaktuar mungesë të birrës dhe një rritje të mprehtë në çmimin e një pije, tregon një studim i botuar në revistën Nature Plants.
“Qëllimi i studimit nuk është të inkurajojë njerëzit që të pijnë më shumë sot,” tha Dabo Guan, bashkëautor i studimit dhe profesor i ekonomisë së ndryshimeve klimatike në Universitetin e Anglisë Lindore në Norëich të Mbretërisë së Bashkuar.
Në vend të kësaj, studimi po përpiqet të thotë se ndryshimi i klimës do të ndikojë në cilësinë e jetës suaj.