DEDIKIM SPECIAL PËR DITËLINDJE/ Majk surprizohet nga këngëtari i famshëm (VIDEO) – AlpeGossip
DEDIKIM SPECIAL PËR DITËLINDJE/ Majk surprizohet nga këngëtari i famshëm (VIDEO)

DEDIKIM SPECIAL PËR DITËLINDJE/ Majk surprizohet nga këngëtari i famshëm (VIDEO)

Majk ka festuar dje ditëlindjen e tij të 29-të dhe mes urimesh të shumta nga miq, kolegë e fansa ai ka ndarë me ndjekësit edhe urimin special të këngëtarit të famshëm francez Maitre Gims.

“Hej, jam Maitre Gims dedikim special për Majk. Jetë të gjatë dhe bravo për atë që bën, bravo për karrierën tënde” –  dëgjohet teksa thotë Gims në videon e postuar nga reperi shqiptar.

Majk në fillimet e tij është komentuar si një kopjues i stilit të këngëtarit francez, por duket se Maitre e pëlqen stilin e reperit shqiptar dhe madje prej disa kohësh janë miq e ndiqen në rrjete sociale.

Majk e ka falenderuar këngëtarin francez duke e quajtur vëlla: “Faleminderit vëlla, Maitre Gims një nga artistët më të mëdhenj që ekziston”.