Pas skandalit të tradhëtisë, njerëzit online nuk e përkrahin Tristian Thomson si personazh, as si basketbollist, duke i komentuar fjalë nga më të ndryshme, madje ka nga ata që e vejnë dhe në dyshim rolin e tij si baba.
Khloe Kardashian i ka hedhur poshtë të gjitha këto fjalë, duke u shprehur se ish-partneri i saj është një baba i mirë për vajzën e tyre True.
Ylli i reality show-t komentoi në Twitter pas lajmeve se ajo është “jashtëzakonisht e mërzitur” me Tristan që nuk po bën përpjekje për t’u përfshirë në jetën e vajzës së tij.
“Ai është një baba i mirë për të”, iu përgjigj Khloe një fanseje në Twitter. “Vajza ime e ëmbël dhe e veçantë kurrë nuk do të vendoset mes meje dhe atij. Ju premtoj për këtë”.
Një burim tha më parë se Khloe e kupton që ai udhëton shpesh për shkak të basketbollit dhe jeton në Cleveland, por ajo ndjen sikur Tristan ka ecur përpara./