Kështu është jeta, me ngjyra. Brenda ditës së sotme ndodhën të gjitha: një ndarje, një lidhje dhe një fejesë. Për të qenë më të saktë, këto kanë ndodhur në periudha të ndryshme, vetëm se sot plasën.
(Eneda Tarifa dhe Erion Zaloshnja, foto nga Google)
Lajmi që na habiti më shumë ishte ai i ndarjes së Eneda Tarifës nga bashkëshorti i saj, Erion Zaloshnja. Sipas burimeve të Anabel.al çifti i ka dhënë fund lidhjes shumëvjeçare nga e cila kanë edhe vajzën, Arian. Përveç fjalëve të burimeve, Eneda nuk këndon më në biznesin që kishte bashkë me burrin. Tani performon në konkurrentin e saj të dikurshëm.
(Kamela Islamaj dhe i fejuari, foto nga Google)
(Unaza e Kamelës, foto nga Instastory)
Po nëse këto lajmet nga Eneda s`ishin edhe aq të mira, nga Kamela Islamaj dashuria vazhdon të lulëzojë. Ajo dhe i dashuri e kanë kaluar lidhjen në një tjetër fazë, duke u fejuar. Ka vënë edhe unazë dhe lajmin e zbuloi mikja e saj Orgesa Zaimi përmes një fotoje në Instagram.
(Eldon Luarasi, foto nga Google)
(Foto nga Instagrami i Ema Andreas)
Lajme të mira e të bukura ka edhe nga Ema Andrea. Pas fotoje të saj seksi që kanë zaptuar Instagramin e saj fshihet dora e një piktori, Eldon Luarasi, që për Emën qenka më shumë se i tillë, qenka i dashuri i zemrës.