“MË FAL”/ Stresi i përgjërohet publikisht ish-bashkëshortes: Të lutem kthehu tek unë – AlpeGossip
“MË FAL”/ Stresi i përgjërohet publikisht ish-bashkëshortes: Të lutem kthehu tek unë

“MË FAL”/ Stresi i përgjërohet publikisht ish-bashkëshortes: Të lutem kthehu tek unë

Stresi ka ardhur me një deklaratë të fuqishme brenda shtëpisë së ”Big Brother Vip Kosova” . Ai i ka kërkuar falje ish-bashkëshortes së tij dhe i është përgjëruar publikisht për një takim.

Stresit, iu drejtua pyetja se çfarë do t’i mbetej pishman në aventurën e “BBVK” nëse eliminohet dhe përgjigja e reperit ishte e sinqertë dhe e drejtëpërdrejtë, rikthimi i saj në jetën e tij.

“Kjo është aventura më e mirë që kam kaluar në jetën time dhe besoj që do jetë e fundit, por nëse dal do jetë pishman… nëse gjithë kjo shtëpi e madhe “BBVK”, nëse do dal nesër do jetë pishmani i jetës nëse do ma realizojnë ëndrrën time, që bashkëshorten time të ma sjellin këtu. Keisi të përgjërohem hajde, ma plotëso dëshirën mua dhe të gjithë atyre që ma duan të mirën edhe ik kur të duash. Ky është misioni im, që të fitoj dashurinë time më të madhe të jetës”- u shpreh Stresi.

Stresi ka pranuar më herët në “BBV” se e ka tradhtuar ish-bashkëshorten e tij, Keisin. Ai bëri një rrëfim të gjatë por më pas theksoi se e vetmja gjë që dëshiron është që Keisi ta falë.

“Ky është realiteti im dhe nuk po shtoj asgjë. E kam tradhtuar atë. Ajo më fali. Ajo sakrifikoi krejt familjen e saj, la Kanadanë dhe gjithë punën e saj për të jetuar me mua”Unë thjesht dua t’i kërkoj falje me gjithë shpirt Keisit, familjes së saj, pastaj familjes sime dhe mjafton të më pranojë faljen dhe jemi në rregull. , tha ai.