Këtë verë që lamë pas u përhap lajmi se këngëtarja Beatrix Ramosaj kishte nisur një romancë të re me reperin shqiptar që jeton në Londër, Escobars.
U tha se ai kishte ardhur në Shqipëri për t’i kaluar pushimet më pranë Beatrixit dhe në postimet e tij në Instastory shfaqej shpesh këngëtarja, duke lënë të kuptohej se kalonin shumë kohë së bashku.
Megjithëse të dyja palët e mohuan lidhjen, pak më parë Beatrixi ka publikuar në Instastory mesazhet private me Escobars, që me siguri i kanë futur të gjithë në dyshime.
Reperi i kishte dërguar asaj një meme ku shkruante se veprimi i vajzës në fjalë i dukej i njëjtë me veprimin e Beatrixit.
“Nëse ajo po të dëgjon kështu, mjaft gënjeve dhe vrapo. Ajo është gati për të të goditur.”
“Pse më duket si ty”, i shkruan Escobars këngëtares, e cila ja ka kthyer duke qeshur “Aaa krejt.”
“Mu desh t’a postoja këtë. Escobars më njeh më së miri.”- shkruan Beatrix krahas fotos së bisedës, duke e shoqëruar emrin e reperit me një zemër të kuqe.