Prodhohet linja e parë e makeupit për meshkuj/ Zbuloni çfarë do të ketë ajo - AlpeGossip
Prodhohet linja e parë e makeupit për meshkuj/ Zbuloni çfarë do të ketë ajo

Prodhohet linja e parë e makeupit për meshkuj/ Zbuloni çfarë do të ketë ajo

Duke pasur parasysh fokusin që meshkujt kanë pasur për kujdesin ndaj vetes, Chanel mendoi dhe për më shumë. Në Shtator, lancohet linja e parë e makeup-it për meshkuj, si fillim në Korenë e Jugut. Koleksioni përmban 3 produkte:

– fondatinë fluide që vjen në 4 nuanca

– zbutës mat për buzët

– laps për vetullat, dhe ky në 4 nuanca

“ Njësoj si Gabrielle Chanel që mori elemente nga garderoba e meshkujve për të veshur femrat, Chanel merr inspirimin nga bota e femrave për të shkruar rregulla të reja të estetikës për meshkuj.” shprehet kompania.

Në nëntor koleksioni do të lancohet në të gjithë botën në platformat online dhe më pas në Janar, në të gjithë butikët.