Ato ishin dy mikesha që u bënë pjesë e spektaklit më të përfolur në vend.
Dona, vajza bjonde nga Shkodra u bë pjesë e BB9 dhe më pas në spektakël u përfshi dhe mikesha e saj me të dashurin Ambra Muji dhe Elsamedi. Çifti u ndanë mes sharjesh e ofendimesh.
Pas daljes nga Big Brother, Dona është parë në shoqëri me Elsamedin, ish të dashurin e mikes së saj.
Me anë të një postimi të publikuar në rrjetet sociale Ambra ka lënë të kuptohet se mes dy vajzave nuk ka më shoqëri dhe duket se shkak është Elsamedi.
‘Të kisha shoqe që nga jashtë dhe nuk prisja nga ty këto gjeste. Jam e surprizuar nga ti dhe aktrimi jot. Bravo vazhdoni kështu siç jeni. E treguat fytyrën kush jeni.’ ka përfunduar Ambra.
Por se çfarë ka ndodhur që e ka acaruar kaq shumë për ta bërë publike nuk dihet.