Vetëm 1 muaj pas lindjes së vajzës, Floriana Garo mahnit me format trupore (FOTO) - AlpeGossip
Vetëm 1 muaj pas lindjes së vajzës, Floriana Garo mahnit me format trupore (FOTO)

Vetëm 1 muaj pas lindjes së vajzës, Floriana Garo mahnit me format trupore (FOTO)

Më 12 mars, moderatorja shumë e dashur për publikun shqiptar, Floriana Garo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë nga martesa me avokatin Enis Daci.

Lajmin e bukur e dha vetë Floriana me anë të një postimi në Instagram ku zbuloi se vogëlushen ka vendosur ta quajë Adia.

Që prej asaj dite, moderatorja i ka rralluar postimet në Instagram megjithatë një muaj pas lindjes ka vendosur të shfaqet sërish.

Teksa shumë nëna lehonë e kanë të vështirë t’i kthehen formave trupore të mëparshme, Floriana siç duket e ka pasur të lehtë.

Moderatorja ka postuar sot një foto ku shfaqet në super formë me një fustan ngjyrë vjollcë të errët, një peliçe të shkurtër dhe taka.